Sulmi me dy viktima në universitetin Brown në SHBA, autori i dyshuar i krimit gjendet i vdekur
Autori i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në Universitetin Brown, është gjetur i vdekur në një depo në Salem, New Hampshire pas një kërkimi gjashtë-ditor, njoftuan autoritetet në SHBA.
BBC shkruan se autori i sulmit është identifikuar si Claudio Neves Valente, 48 vjeç. Një shtetas portugez i cili studioi në universitetin në Providence, Rhode Island, rreth 25 vjet më parë.
Shefi i policisë provat video dhe informacionet nga publiku i çuan hetuesit në një vend me qera makinash ku gjetën emrin e të dyshuarit.
Zyrtarët thanë gjithashtu se besojnë gjithashtu se Valente vrau një profesor të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dy ditë pas të shtënave me armë zjarri në Brown më 13 dhjetor.
Sipas të dhënave ai vdiq nga një plagë me armë zjarri që e kishte shkaktuar vetë.
“Edhe pse i dyshuari u gjet i vdekur sonte, puna jonë nuk ka mbaruar ende. Ka shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje”, tha agjenti special përgjegjës i FBI-së, Ted Docks, duke shtuar se agjencia kishte vendosur afërsisht 500 agjentë për të ndihmuar autoritetet lokale në hetim.
© BalkanWeb