Napoli reagon ashpër kundër Allegrit: 33 kamera i kanë filmuar fyerjet e tij ndaj Orialit
19 Dhjetor 2025
8:50
Alfred Lleshi
Napoli ka publikuar një komunikatë shumë të ashpër kundër Massimiliano Allegrit, duke e akuzuar trajnerin e Milanit për fyerje të rënda ndaj Gabriele Orialit gjatë gjysmëfinales së djeshme të Superkupës Italiane:
“SSC Napoli dënon me vendosmëri qëndrimin e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, i cili, gjatë gjysmëfinales së Superkupës Italiane, në prani të dhjetëra personave në vijën anësore dhe drejtpërdrejt në televizion, ka fyer rëndë Gabriele Orialin me terma ofendues dhe të përsëritur”.
Klubi shprehet se shpreson që “ky agresion, plotësisht jashtë kontrollit, të mos kalojë pa u vënë re”, sidomos sepse “me 33 kamera të angazhuara në prodhimin e sinjalit të eventit, është e pamundur të mos konstatohet ajo që ka ndodhur”.
Allegri i tërbuar… Fillimisht ofendoi Orialin, në fund nuk përshëndeti Conten