PS kërkesë për përjashtimin e deputetëve të PD, Korreshi: Mbledhja e Sekretariatit të Etikës me dyert të hapura, na tregoni provat!
Teksa sot mbahet mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për të përjashtuar deputetët e PD-së, përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi, i cili është mes ligjvënësve që PS ka kërkuar përjashtim nga seancat e Kuvendit, pohoi se masa për përjashtim është e padrejtë.
“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike.”, tha ai.
© BalkanWeb