“Aleanca Itali-Shqipëri të ndërtohet tani”/ Ambasadori italian: Jemi mirënjohës. Më shumë se 1 milion shqiptarë japin kontribut në ekonominë italiane
schedule20:52 – 18 Nëntor, 2025
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Gjatë intervistës, ambasadori italian nënvizoi se Shqipëria dhe Italia kanë treguar një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes tyre.
“Negociatat politike nuk e zhbëjnë bashkëpunimin mes Italisë e Shqipërisë dhe nuk zhbëjnë të gjitha proceset që duhet të realizohen brenda 2027. Por unë besoj se ka një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes vendeve që nuk lindin tani, sigurisht ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Megjithatë kanë vijuar të jenë të qëndrueshme. Pesha e një pranie strategjike, e bëjnë të rëndësishëm procesin. E rëndësishme është që kjo aleancë të ndërtohet tani, sepse nuk kemi kohë të humbim. Shqipëria ka bërë progres, por sigurisht kur bie kambana e xhiros së fundit sigurisht bëhet fjalë për xhiron më të vështirë dhe na thërret të bëjmë këtë hap të fundit”, tha ai.
Më tej ambasadori italian u shpreh se mbështetja e Italisë ndaj Shqipërisë do të vazhdojë pavarësisht se kush qeveris.
“Marrëdhënia është një marrëdhënie e qëndrueshme sepse bazohet edhe në rrënjë të thella historike dhe një marrëdhënie të bazuar në mirënjohje të ndërsjellë. Edhe ne kemi arsye për të shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë. Më shumë se 1 milion e gjysmë shqiptarë japin një ndihmëse dhe një kontribut të vyer në ekonominë italiane. Pra kemi detyrën të krijojmë dhe realizojmë projekte që kanë lindur nga marrëdhënia mes dy kryeministrave, që përvijojnë dhe do të vijojnë të realizohen. Me rëndësi është që kemi një marrëdhënie më të gjerë. Ne kemi përzgjedhur sektorë kyç që do shkojnë përtej anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kemi përparësi gjeopolitike që jepet edhe nga pozicioni gjeografik”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

