Ardon Jashari, për momentin enigmë te kuqezinjtë, edhe pas rikthimit në fushë
19 Dhjetor 2025
11:07
Alfred Lleshi
“Ardon Jashari ende nuk ka bindur”. Kështu e nis shkrimin e vet “tuttomercatoweb.com”, teksa vijon më tej: “Në ndeshjen e tij të dytë si titullar, pas humbjes 1-0 ndaj Lazios në Kupën e Italisë, mesfushori shqiptaro-zviceran u aktivizua sërish nga minuta e parë në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit në Riad. Allegri vendosi ta kursejë Luka Modric, duke i dhënë hapësirë Jasharit, blerjes së dytë më të shtrenjtë të verës, pas Nkunku. Ai nuk ishte nga më të këqijtë në fushë, por u mposht qartë në duelet me Stanislav Lobotka.
Modric hyri vetëm në minutën e 75-të, kur loja ishte e vështirë. Antonio Conte pas ndeshjes vlerësoi Modric: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka dhënë shumë energji edhe në moshën 39-vjeçare. Taktikisht ne e kishim planifikuar ndeshjen me të; Jashari mori vendin e tij, por nuk ndryshoi planin tonë”.
Jashari u transferua te Milani pas një merkatoje të gjatë me Club Brugge, për 34 milionë euro, plus 3 milionë bonuse. Në prezantim, ai përmendi idhullin e tij, Andrea Pirlo, por deri tani nuk ka treguar shenja të një evolucioni të tillë, veçanërisht pas një dëmtimi të rëndë në fund të gushtit. Rikthimi në nëntor nuk ka tërhequr vëmendje, as mbrëmë në Riad”.