Shpërthimi në Selitë/ Pronari i mjetit i afërm i ish prokurorit, ja çfarë deklaroi në polici
schedule11:52 – 19 Dhjetor, 2025
Dritan Jano, ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk di kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse. Ai ka thënë se ka qenë në banesë bashkë me familjen kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë në kamerat e sigurisë të marra nga policia, rezultojnë se autorë të kësaj ngjarje kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hedhur lëndën plasëse.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se në skedarët e policisë Dritan Jano rezulton i pastër dhe i pa skeduar, pa precedent penal të mëparshëm. Pista kryesore po hetohen konflikte të fundit që ka pasur Dritan Jano pavarësisht se ai nuk ka deklaruar të ketë konflikte.
Ndërkohë policia po heton edhe ndonjë konflikt për shkak të detyrës së bashkëshortes së Dritan Janos, e cila rezulton të jetë një prej administratorëve të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Dritan Jano është nipi i Prokurorit të dalë në pension Thoma Jano./abcnews.al