“Konto bankare, vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka renditur pasuritë sipas tij marramendëse të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.
Ai tha se ajo disponon 300 apartamente dhe konto bankare ndërsa shtoi se ka dhe dy jahte.
“Kanë vjedhur qytetarët. Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet? Dy jahtet. Po vilat? Po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, t’i falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse meritonin cdo dënim kapital. Vinoteka e Ramës te Agasi, 4 mln euro me shishe 33-35 mijë euro, 70 vjeçare. Kamerat e Agasit tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë, Rama e kishte si shtëpinë e dytë. Ku është Agasi sot. Shteti ka rënë. Rama duhet të japë dorëheqjen, Lubia ka vjedhur por ka zbatuar urdhërat e tij”, tha Berisha.
© BalkanWeb