Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të pranojë një seancë me dyer të mbyllura mbi imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Në një konferencë nga selia blu, ai u shpreh se nga dosja është vetëm një detaj Top Secret që nuk u lejohet t’ua bëjnë me dije Ballukut, ndërsa të tjerat janë jo sekrete.
Sali Berisha: Deri më sot ajo dosje ka vetëm një sekret. Ai sekret nuk mund të bëhet publik. Në interesin e procesit, asnjë dokument e material tjetër nukë shtë sekret, as videot e tyre nuk janë sekret. Është vetëm një element dhe opozita në interesin e procesit atë sekret do ta mbajnë. Ve prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dërgohen delinkuentes Balluku. Seancë të mbyllur për vjedhjet e Ramës Ballukut nuk pranojmë.
© BalkanWeb