“Rënie e krimeve në shkolla”/ Monitorimi me kamera inteligjente, Rama: Nuk do ketë më makina në drejtime të paditura
Kryeministri Edi Rama thotë se ka pasur ulje të krimeve në shkolla, falë hyrjes së sistemit me kamera inteligjente.
Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se personat problematikë rreth shkollave, do të shihen në kohë reale, përmes sistemit.
Ndërkaq, Rama deklaroi duke përdorur kamerat inteligjente, nuk do të ketë makina që shkojnë në drejtime të paditura, në rastet kur ka ngjarje kriminale.
“Siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht. Falë teknologjisë nga miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe, është teknologji e natyrës strategjike, është shembull kuptimplotë. Qysh se ky sistem ka hyrë në shkolla, ka rënë në mënyrë drastike krimet e çdo natyre, por janë rënë në mënyrë drastike mungesat në shkollë, kopjet në shkollë, shfaqjet e kthimit të klasës në një kënd lodrash. Në momentin kur Policia e Shtetit ka nevojë të bëjë një verifikim, e ka të regjistruar. Kur një person i dyshuar i afrohet derës së shkollës, apo persona të padëshiruar vijnë rreth shkollës dhe tregtojnë lënë narkotike, punonjësit e policisë e shohin në kohë reale. Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitrimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit. Tragjeditë që kemi pasur me shkollat, ka shumë arsye, por lidhen edhe me faktin që mospamja e pamjeve të qarta përpara, e vështirëson punën e hetuesve dhe policisë. Me këtë sistem, oborri është 24 në 24, sikur të kishte roje policie”, theksoi ai./abcnews.al