Ambasadori italian në Tiranë: Takimi i Romës, hap i rëndësishëm për marrëdhëniet strategjike Shqipëri-Itali
schedule20:09 – 18 Nëntor, 2025
TIRANË- Ambasadori i italian në Tiranë, Marco Alberti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare dhe italiane, e zhvilluar pak ditë më parë në Romë.
Sipas tij, takimi i nivelit të lartë ka një domethënie të veçantë, duke theksuar rëndësinë historike dhe strategjike të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai shtoi se përkrah pranisë së dy kryeministrave, në takim morën pjesë edhe 10 ministra shqiptarë, duke nënvizuar se punë e vërtetë për transformimin e miqësisë në rezultate konkrete sapo ka filluar.
“Unë mendoj se domethënia e këtij takimi të nivelit të lartë, është pikërisht fakti se të gjitha rrugët të çojnë dhe nisin nga Roma. Ne kemi një marrëdhënie strategjike dhe krahas elementit historik ne mendojmë se nëpërmjet këtij takimi mund ta transformojmë këtë miqësi në rezultate konkrete, në një miqësi edhe më të thellë. Përkrah pranisë së dy kryeministrave, ne pamë edhe praninë e 10 ministrave shqiptarë dhe puna e vërtetë fillon pikërisht tani.”, tha ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

