Grabitën para dhe pajisje në disa dyqane/ Tiranë, vihen në pranga dy persona
Sondazh
Loading …
schedule14:01 – 19 Dhjetor, 2025
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Duo”, gjatë të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit, më datë 15.12.2025, kanë vjedhur 8 pajisje elektronike, në një dyqan në Yzberisht, më datë 17.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, dhe më datë 19.12.2025, kanë vjedhur 1 pajisje elektronike, në një dyqan në Rrugën e Kavajës.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Të ngjashme