Aksident në aksin Lezhë–Shkodër / Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryqëzimit të Gjadrit, në superstradën Lezhë–Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, raportohet për tre persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ofrojnë ndihmën e nevojshme, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.