Inteligjenca Artificiale në ushtri/ Mertenika flet për revolucionin në armatime: Teknologjia azhornohet vazhdimisht
schedule21:48 – 18 Nëntor, 2025
Ermand Mertenika inxhinier fizikant në një intervistë në emisionin “War Report”, në ABC News foli për rëndësinë e Inteligjencës Artificiale në Ushtri, që ka sjellë edhe revolucionin teknologjik në armatime.
“Inteligjenca Artificiale ka të bëjë më zhvillimin e qarqeve për të bërë të mundur rritjen e precizionit. Sot zhvillimi teknologjik nuk sjell më luftëra me njerëz. Sot realizohen luftëra me dron. Izraeli dihet që është dhe konsiderohet një vend potencial për zhvillimet teknologjike dhe nuk mbetet prapa dhe as në përdorimin e dronëve”, tha ai.
Ndërkohë edhe Rusia nuk mbetet pas në garën e dronëve.
Më tej Inxhinieri Mertenika u shpreh se : “Teknologjia azhornohet vazhdimisht. Dhe sistemi optik pajisur me kamera shumë të lartë ndihmon edhe në realizimin e goditjes në targetimin e objektit. Çdo predhë është e pajisur me sistemin elektronik dhe kameran që trakon avionin tjetër dhe kjo është shumë e rëndësishme. Inteligjenca Artificiale është diçka me rëndësi, por edhe menaxhohen. Sepse nuk mund të themi që mund të funksionojë në mënyrë autonome vetë”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

