Elbasani bie në Ballsh dhe humb kreun, klasikja e Superiores mbyllet në “paqe”
20 Dhjetor 2025
15:34
Alfred Lleshi
U luajtën dy ndeshje të tjera të javës së 17-të të Superiores. Në Selman Stermasi” u zhvillua klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, e cila përfundoi në barazimin 1-1. Fillimisht shënuan bardheblutë me De Freitas Silva 5’ nga pika e bardhë, pastaj barazuan shkodranët me kapitenin Balaj, me penallti, në 26’. Kujtojmë se Tafas i priti penalltinë e dytë kapitenit kuqeblu në 44′. Nga një pikë ndajnë të dyja skuadrat, të cilat renditen respektivisht: Tirana në vendin e fundit me 9 pikë, ndërsa Vllaznia e katërta me 27 pikë.
Në “Adush Muça” u përballën Bylisi vendas me Elbasanin, një duel mjaft i luftuar dhe me gola. Ballshiotët shënuan tri herë me të njëjtin autor, Mustapha 44’ (pen), 48’ dhe 55’; ndërsa verdheblutë u kundërpërgjigjën me Loukili 52; dhe Tsague 69’. Pra, fitoi Bylisi 3-2, duke e spostuar Elbasanin në vendin e dytë me 32 pikë, pas Egnatias (34), ndërsa vetë pozicionohet i shtati me 18 pikë. Dje, tri sfidat hapëse të kësaj jave përfunduan kështu: Egnatia-Partizani 2-1, Dinamo City-Vora 2-1 dhe Flamurtari-Teuta 2-2.