Egnatia e vetme në krye, Vllaznia vazhdon tatëpjetën. Tirana mbetet në fund, ja si ndryshon renditja pas javës së 17-të (foto)
20 Dhjetor 2025
16:18
Telesport
Është mbyllur java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy ndeshjet e fundit u luajtën sot. Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1. Bylis mposhti AF Elbasanin në “Adush Muça” me rezultatin 3-2.
Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë. Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.
Përsa i përket renditjes, Egnatia kryeson e vetme me 34 pikë, më pas vjen Elbasani me 32 pikë. Aktualisht në “Final Four” janë edhe Dinamo dhe Vllaznia. Shkodranët kanë 5 javë që nuk fitojnë, duke qenë në krizë. Në garë për “Final Four” janë edhe Teuta me Partizanin. Durrësakët kanë 25 pikë, dy pikë më pak se Vllaznia e vendit të katërt, ndërsa Partizani 23.
Bylis renditet në vendin e 7-të me 18 pikë, Vora në vendin e 8-të me 14 pikë. Dy ekipet që mbyllin renditjen janë Flamurtari me 14 pikë dhe Tirana me vetëm 9 pikë.