Marrëveshja për paqen/ Trump: Rusia po bën lëshime dhe Ukraina është e lumtur. I gatshëm për një takim me Putin dhe Zelenskyn
“Rusia po bën “lëshime” dhe Ukraina është ‘e lumtur”, kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë një komunikimi me gazetarët.
Trump pretendon se Rusia po “bën lëshime” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se Kievi është i kënaqur me mënyrën se si po përparojnë bisedimet.
Gjithashtu theksoi se është i gatshëm që të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe me presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, sapo ai të gjykojë që janë pranë një marrëveshje. Trump nga ana tjetër tha se kanë mbetur edhe “disa pika mosmarrëveshje” mes palëve.
Por sipas midieve ndërkombëtare, një diplomat ukrainas ka paralajmëruar se mbeten disa pika të vështira në marrëveshjen e paqes, kryesisht perspektiva e lëshimeve territoriale.
Ndërkohë, Moska ka theksuar se nuk do të lejojë që asnjë marrëveshje ti largohet objektivave të saj.
/abcnews.al/