San Francisco në errësirë/ Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike
SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.
Kompania kryesore e energjisë së qytetit në Kaliforni, njoftoi se janë angazhuar të gjithë ekipet dhe po punohet që të zgjidhet kjo situatë.
“Po punojmë me ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e qytetit për një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, tha Pacific Gas & Electric Company në një postim në rrjetet sociale X.
Autoritetet bashkiake u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa semaforë nuk po funksionojnë dhe rrjeti i transportit publik gjithashtu ishte ndërprerë.
San Francisco power outage leaves 130,000 in the dark https://t.co/Ir8Vjxt57S pic.twitter.com/vLGSguIJY3
— New York Post (@nypost) December 21, 2025
© BalkanWeb