Tensionet dhe kaosi në Kuvend/ “Opozita rindezi pishtarët e ecjes qorrazi”, Rama: Endrit Shabani Avokat i Popullit, ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër
Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentet e ndodhur në Kuvend në seancën e kaluar plenare ku u betua si Avokat i Popullit, Endrit Shabani.
Rama tha se opozita tregoi edhe njëherë se është pro dhunës, ndërsa nënvizoi se Shabani ishte kandidaturë e propozuar prej tyre
“Opozita rindezi pishtarët e ecjes qorrazi dhe filloi avazin. E mbështetën Endrit Shabanin e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve. Sapo panë që ne që thamë që në krye të herës që do presim të mbështesim një nga kandidaturat që do sjellë opozitës, do mbështesnin zotin Shabani u hodhën përpjetë sikur po mbështesnim një kandidat tonin. U hodhën përpjetë. Por askush në këtë vend nuk ka imponon do asgjë. Endrit Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh, por ne e zgjodhëm duke respektuar parimin. Ata që u bënë pishman mend për herë tjetër”, tha ai.
© BalkanWeb