FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)
Dy fitore radhazi në Serie A, për më tepër ndaj dy rivalëve direkt si Bologna e Roma, vërtetojnë se Juve është rikthyer, me “Zonjën e Vjetër” që “zgjohet” më në fund duke parë tashmë nga zona Champions, objektivi kryesor. Në “Stadium”, ekipi i Spallettit tregoi karakter dhe cilësi duke u imponuar në lojë dhe rezultat ndaj Romës, në fund dolën me 3 pikë pas suksesit 2-1.
Goli i parë erdhi pak vonë, në minutën e 41-të, por aksioni ishte fantastik, me Conceiaco-n që finalizoi me një goditje të fortë brenda në zonë. Nga minuta e 61-të, Spalletti hodhi në fushë edhe Edon Zhegrovën, me sulmuesin dardan që ishte protagonist në golin e dytë, ku pas një rrëmuje në zonë, Openda i pa shqetësuar, e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur duke dyfishuar shifrat. Pesë minuta më vonë, Roma reagoi duke ngushtuar shifrat me Baldanzi-n, por vetëm kaq, pa mund t’i prishin festën “Zonjës së Vjetër”. Juve kishte shansin të mbyllte edhe më herët këtë takim, por goditja e Yildiz u përplas në shtyllën pingule. Në fund, festa ishte e gjitha për Juven që e sheh vetën në vendin e 5-të në kuotën e 29 pikëve, 1 më pak se Roma:
“Po vjen Juve, thyen Romën, tani zona Champions 1 pikë larg”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Goditje e Lucio. Juve më e bukur, Roma pa peshë”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.
Ky sukses bind edhe më shumë Spallettin se ekipi i tij mund të arrijë objektivin Champions: “Këto janë fitore që të mbushin me besim, të bëjnë të jesh i vetëdijshëm se mund të përballesh me çdo rival si i barabartë”, u shpreh ndër të tjera Spalletti.
© BalkanWeb