Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli
Me Man.City që është rikthyer fuqishëm në garë, Arsenal mban presionin dhe kreun në Premier League, me “topçinjtë” që triumfuan 0-1 ndaj Everton duke ruajtur distancën prej dy pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s. Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 27-të, kur Arsenal fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Viktor Gyokeres u tregua i saktë duke tunduar rrjetën, gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Një fitore të madhe në javën e 17-të në Premier League siguroi edhe Man. City. Ndaj West Ham siguruan fitoren e 5-të radhazi në Angli, e teta në tetë ndeshjet e fundit në të gjithë turnetë, shifra që tregojnë qartë se “qytetarët” janë rikthyer frikshëm. Guardiola i falet edhe një herë një super Haaland, me bindin norvegjez që realizoi një “dopietë” golash në suksesin e pastër 3-0. Fal këtij dygolëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 19 gola në këtë edicion të Premier League.
Një fitore të rëndësishme siguroi këtë javë edhe Liverpool, me të kuqtë që triumfuan 1-2 ndaj Tottenham në transfertë. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për ekipin e Slot. “Gjelat” mbetën me 10-të lojë që në minutën e 33-të pas daljes me karton të kuq të Simons. Në fraksionin e dytë, Isak dhe Ekitike, dy blerjet e verës, realizuan për Liverpool, ndërsa në fund ishte Richarlison që shënuan për Tottenham duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-2.
© BalkanWeb