VIDEO/ U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Një 67-vjeçar, i cili po udhëtonte me tragetin e linjës Korfuz – Sarandë, për të festuar festat e fundvitit me familjen, u sëmur gjatë rrugës.
Me të mbërritur trageti në Sarandë, menjëherë 67 vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës bëhet me dije se 67 vjeçari Ndue Gjoka, banor i Shkodrës por prej vitesh emigrant në Greqi, kishte probleme me aortën në zemër, pra Disekatio aorte, dhe pas ndihmës së parë në këtë spital është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
© BalkanWeb