EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Kukës, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Kukësit ku, rrreth orës 14:35 në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Amarildo Cena 36 vjeç dhe Sadik Kapica 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët janë 2 vëllezërit Ndricim Iseberi 38 vjeç dhe Fatri Iseberi 39 vjeç. të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia njofton s njëri nuk është i plagosur me armë por nga goditja me qytën e automatikut, ndërsa njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.
© BalkanWeb