VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon në kanal, raportohet për të plagosur
Sondazh
Loading …
schedule16:00 – 21 Dhjetor, 2025
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në superstradën Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.
Mësohet janë përplasur dy automjete, njëri prej të cilëve doli jashtë rrugë.
Në këtë aksident janë përfshirë një mjet që drejtohej nga shtetasi malazez dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin italian.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve me targa të huaja, pasagjerja që udhëtonte me automjetin qe drejtohej nga shtetasi italian.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin vend u përplasën 2 mjete dhe njëri prej tyre doli jashtë rruge, ndërsa si pasojë e tij u plagosën 3 persona.
Të ngjashme