U bë shkak Superkupa! Inter, Milan, Napoli dhe Bologna mësojnë datën për ndeshjen e prapambetur
21 Dhjetor 2025
17:55
Telesport
Duke qenë se këtë fundjavë Inter, Napoli, Milan dhe Bologna, nuk luajtën ndeshjet e radhës në kampionat, të vlefshme për javën e 16-të, për shkak të Superkupës së Italisë, 4 ekipet në fjalë kanë mësuar datën kur do të zhvillojnë ndeshjen e prapambetur.
Të gjitha këto ndeshje do të luhën në mesjavë, më 14 dhe 15 janar. Të mërkurën më 14 janar, në orën 16:30 (me kohën tonë), Napoli do të presë Parmën, në darkë në 20:45 po atë ditë, Interi do të luajë kundër Lecce.
Të enjten më 15 janar, në orën 16:30, Bologna do të luajë në transfertë kundër Veronës, ndërsa në 20:45, Milan do të luajë në transfertë ndaj Como.
Përsa i përket Superkupës së Italisë, nesër do të luhet finalja e madhe Napoli-Bologna.