Flick, i lumtur te Barcelona: Presidenti është arsyeja pse jam këtu
22 Dhjetor 2025
7:02
Alfred Lleshi
Hansi Flick ka folur për rinovimin e tij të mundshëm me Barcelonën: “Një vit e gjysmë si trajner është shumë kohë. Jam i lumtur në këtë klub, të punoj me Deco, me stafin, me ekipin… I gjithë stafi është fantastik. Puna e Deco është e pabesueshme. Kam raport ideal me presidentin, ai është arsyeja pse jam këtu.
Është e rëndësishme të kesh besim dhe ne e ndiejmë këtë. Do të shohim çfarë ndodh pas zgjedhjeve. Më pëlqen të vazhdoj të punoj këtu, por duhet të marrim përgjegjësi për mënyrën si luajmë dhe titujt. Shpresoj të garantoj suksese në fund të sezonit”.
Formacioni, aspekti njerëzor: “Duhet të fokusohemi tek ekipi, por të gjithë jemi njerëz. Nëse dikush nuk luan, flas me lojtarin dhe i shpjegoj arsyet. Dera ime është e hapur. Jam këtu për t’i ndihmuar të përmirësohen, por mbi të gjithë qëndron ekipi”.
Mbi Raphinha: “Më habit që nuk është në ‘11’ ideal të FIFA-s. Më duket si shaka, ndikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm…; gola, ndeshje, asistime. Nuk është e drejtë, nuk arrij ta besoj”.