Ribéry zbulon “ferrin” pas shuplakës ndaj Carvajal: Ramos dhe Pepe donin të më vrisnin
22 Dhjetor 2025
6:58
Alfred Lleshi
Franck Ribéry rrëfeu një episod tejet të tensionuar kundër Real Madridit. “I bërtita Carvajalit dhe përfundova duke i dhënë një shuplakë, – tregoi me të qeshur. – Që aty, Ramos dhe Pepe vendosën të ma bëjnë jetën ‘ferr’. Më shikonin sikur donin të më vrisnin sa herë prekja topin”.
Ish-lojtari i Bayernit thotë se ndeshja u kthye në “luftë të vërtetë”: “U bë çështje mbijetese. Pepe nuk shkonte më te topi, më ndiqte mua”. Ribéry pranon se atë natë kuptoi ç’do të thoshte të përballeshe me Real Madridin më të egër: “Me ta nuk kishte armëpushim, asnjë sekondë frymëmarrje”.
Më pas u pajtuan. Tri vite më vonë, në një tjetër Bayern-Real Madrid, Carvajal mbylli plagën duke ndarë në rrjete një foto të përqafimit mes tyre. Pra, pas shuplakës së vitit 2014, një gjest sportiviteti dhe “fair play”.