Bëjeni çdo festë të paharrueshme me Galaxy Z Flip7
Këtë herë, ajo bëri diçka ndryshe. Nxori nga çanta e saj e vogël Galaxy Z Flip7, e palosi në 90 gradë (Flex Mode) dhe e vendosi mbi tavolinën e mesit. Telefoni qëndroi vetë, pa pasur nevojë për mbështetje.
Në çdo grup shoqëror apo familje, ekziston gjithmonë ai personi i dedikuar, thënë ndryshe “arkivi i gjallë” i festës. Për grupin e saj, kjo është Lea. Ajo është gjithmonë aty për të kapur momentin kur hapen dhuratat, dolinë e parë, apo të qeshurat spontane. Por, kur vitet kalojnë dhe ata shfletojnë albumet, Lea vëren një detaj të trishtë: ajo vetë mungon në shumicën e fotove. Ajo ishte gjithmonë pas kameras, e zënë duke dokumentuar gëzimin e të tjerëve, por rrallë duke qenë pjesë e tij.
Këtë dhjetor, Lea vendosi të ndryshojë skenarin. Ajo nuk hoqi dorë nga pasioni për fotot, por gjeti mënyrën për të qenë edhe regjisore, edhe protagoniste. Sekreti i saj? Dyshja e re e fuqishme: Samsung Galaxy Z Flip7 dhe ora Galaxy Watch8.
Magjia e “Flex Mode”: Tripodi i padukshëm
Mbrëmja e festës së fundvitit ishte në kulmin e saj. Dritat e pemës krijonin sfondin perfekt dhe të gjithë u mblodhën për foton tradicionale të grupit. Në të kaluarën, Lea do të kishte vendosur telefonin diku me nxitim, do të kishte shtypur tajmerin 10-sekondësh dhe do të kishte vrapuar për t’u futur në kuadër, shpesh duke dalë e turbullt.
Këtë herë, ajo bëri diçka ndryshe. Nxori nga çanta e saj e vogël Galaxy Z Flip7, e palosi në 90 gradë (Flex Mode) dhe e vendosi mbi tavolinën e mesit. Telefoni qëndroi vetë, pa pasur nevojë për mbështetje.
Lea u bashkua me grupin e qetë. Ajo ngriti dorën dhe shikoi kyçin e saj. Ekrani i Galaxy Watch8 po i tregonte saktësisht atë që shihte kamera e telefonit. Me funksionin Camera Controller, ajo rregulloi zmadhimin (zoom) direkt nga ora, u sigurua që të gjithë ishin në kuadër dhe… klik. Fotoja perfekte u shkrep, dhe Lea ishte në qendër të saj, e qeshur dhe e relaksuar.
Një prekje nostalgjie: Modaliteti “Camcorder”
Kur erdhi momenti i hapjes së dhuratave, Lea zbuloi një nga “veçoritë e fshehura” më argëtuese të telefonit. Ajo e ktheu telefonin e palosur horizontalisht dhe filloi të filmonte duke e mbajtur atë si një videokamera të viteve ’90 (Camcorder). Kjo jo vetëm që i dha një stabilitet të jashtëzakonshëm videos, por solli edhe një ndjesi nostalgjie që u pëlqeu të gjithëve. Falë Auto Framing, kamera ndiqte automatikisht nipërit që vraponin rreth pemës, duke i mbajtur gjithmonë në fokus pa qenë nevoja që Lea të lëvizte nga divani.
Siguri dhe qëndrueshmëri përtej dukjes
Mes dolive dhe lëvizjeve, një gotë verë u derdh aksidentalisht pranë telefonit. Nëse do të ishte një pajisje tjetër, festa do të kishte ndaluar nga paniku. Por Lea thjesht e fshiu me qetësi. Galaxy Z Flip7 vjen me një garanci cilësie të lartë dhe certifikim IPX8, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit. Për më tepër, të gjitha ato kujtime të çmuara mbrohen nga Samsung Knox. Fotot dhe videot e festës janë të sigurta në “kasafortën” e saj digjitale, larg syve të paautorizuar.
Nga momentet te kujtimet e organizuara: Samsung DeX në veprim
Pas festës, kur shtëpia u qetësua dhe dritat e pemës ende ndriçonin butë, Lea kaloi në fazën e saj të preferuar: rregullimin e kujtimeve. Ajo e lidhi Galaxy Z Flip7 me televizorin përmes Samsung DeX dhe, në çaste, telefoni i saj u shndërrua në një ambient pune si kompjuter.
Në ekran të madh, ajo shfletoi fotot dhe videot e mbrëmjes, bëri përzgjedhjet më të mira, rregulloi disa detaje dhe i organizoi në albume, të gjitha pa pasur nevojë për laptop. Me Samsung DeX, kreativiteti dhe produktiviteti vazhdojnë përtej festës, duke e kthyer telefonin në qendrën kryesore të çdo kujtimi.
Këtë vit, albumi i festave të Leas është ndryshe. Është plot jetë, plot ngjyra dhe, më e rëndësishmja, është plot me Lean. /PCWorld Albanian