Besëlidhja “leksion” edhe Flamurtarit, fitore jashtë fushe për Tirana, Apolonia e Vllaznia
22 Dhjetor 2025
14:31
Telesport
Është mbyllur java e 10-të e Superligës në basketboll për meshkuj, me Besëlidhjen ende të pamposhtur këtë sezon. Skuadra lezhjane fitoi thellë 110-56 ndaj Flamurtarit, duke udhëhequr renditjen me 20 pikë të plota (7 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë).
Pa probleme fitoi jashtë fushe edhe Tirana, që mundi 124-76 Elbasanin. Për bardheblutë, Massie realizoi 27 pikë, mbështetur nga Hysenagolli me 24 pikë. Po thellë fiton edhe Apolonia, që mundi 120-59 Fieri Basket në derbi (Jackson me 29 pikë më i miri).
Rikthehet te fitorja skuadra e Partizanit, që në “Asllan Rusi” mposhti 86-72 Pogradecin. Fitorja e ekipit kryeqytetas mban emrin e Gerard Davis, që realizoi 42 pikë. Vuan disi, porn ë fund Teuta mundi 85-81 Skënderbeun (Powers 25 pikë), ndërsa Vllaznia fitoi 74-67 në shtëpinë e Kamza Basket.
Superliga-Meshkuj (java e 10-të)
Elbasani – Tirana, 76-124
Partizani – Pogradeci, 86-72
Vllaznia – Kamza Basket, 67-74
Teuta – Skënderbeu, 85-81
Flamurtari – Besëlidhja, 56-110
Fieri Basket – Apolonia, 59-120
Renditja: Besëlidhja 20 pikë, Tirana 19 pikë, Apolonia 19 pikë, Vllaznia 17 pikë, Teuta 17 pikë, Kamza Basket 15 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Elbasani 13 pikë, Fieri Basket 12 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 11 pikë, Pogradeci 11 pikë.