Në memorie të Naun Shundit/ Premierë absolute ‘Komisar Daltoniko në teatër’
schedule09:41 – 19 Nëntor, 2025
Pak javë më parë, teatri dhe kinematografia humbën një prej emrave më të rëndësishëm në këtë industri. Regjistori Naun Shundi nderroi jetën pas disa problemeve shëndetësore duke lënë pas një humbje për njerëzit e afërt, por edhe për familjen e tij artistike.
Në kujtim të Shundit, kolegët e tij përfunduan veprën e nisur prej tij ‘Komisar Daltoniko në teatër’ e cila do të mbahet në teatrin Metropol në datat 21, 22, 23 nëntor.
Regjisori Naser Shatrolli tha për ‘ABC e Mëngjesit’ se shfaqja është një format modern dhe konteporan që ndërthur komedinë, sarkazmën, ironinë dhe groteskun. Më tej, Shatrolli tha se është bërë një punë e madhe nga ekipi i autorëve dhe shprehet optimist për një rezultat pozitiv.
“Formati që kemi punuar këto 25 ditë është format modern dhe konteporan, futet në teatrin absurd. Është komedia, sarkazma, ironia dhe grotesku. Futet te linja e groteskut dhe e kemi përshtatur. Kam dashur që ta shtri më thellë në konceptin e Shqipërisë dhe Kosovës. Shfaqja fokusohet tek një grup aktorësh që janë në proces pune për të sjellë në jetë një shfaqje teatrore. Futet një Komisar që don të ndërpresi shfaqjen që është në përcjellje të një hajduti, këtu është përballja me pushtetin nëse duhet të vijojëq shfaqja ose jo.
Aktori sa më i madh të jetë aq më modest është, kur e kam parë Asqeriun mbrëmë në prova më ka dhënë shumë impakt dhe tregon se eksperienca e tij e ka peshën e shkëmbit.
Muzika është në kontekst të gjësë dhe uroj t’ja arrijmë rezultatin që duam.” / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!