VIDEO/ Mot i keq në Finiq, përroi i fshatit Navaricë del nga shtrati, probleme për banesat dhe bizneset
schedule09:13 – 19 Nëntor, 2025
Situatë tepër e rënduar nga moti paraqitet në fshatin Navaricë, bashkia Finiq. Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.
Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3 dhera në sekondë.
Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!