“Lubia ka mbi 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, kurse Edi Rama ka 2 mln euro pasuri”, Berisha: Ai nuk e shkarkon Ballukun, do i heqim ne
Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se nuk lejoi arrestimin e Ballukut, sepse e dinte që radha do t’i vijë dhe atij.
Berisha tha se Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme.
“Nëse zv/kryeministrja në ato deftere që u gjetën, ka mbi 300 apartamente, 15 supermerkato, 2 jahte, Edi Rama pasi hyri në këtë godinë, me paratë offshore ka 2 mln euro pasuri.
Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar”, tha Berisha.
Sali Berisha: Edi Rama nuk lejoi të arrestohej lubia, se e dinte se i dyti do të ishte ai. Edi Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme nga ne/
Cfarë mësuam ne. që zv/kryeministrja në ato deftere që u gjetën, ka mbi 300 apartamente, 15 supermerkato, 2 jahte. Por nëse ajo ka këto pasuri, Edi Rama pasi hyri në këtë godinë, me paratë offshore ka 2 mln euro pasuri.
Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar.
© BalkanWeb