“Për protestën u shpenzuan 1 milion euro”, Beqiri: Fitorja e Berishës, numri i militantëve u barazua me të policëve
schedule20:25 – 22 Dhjetor, 2025
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se thirrjet e Sali Berishës për protesta kanë dështuar, duke theksuar se pjesëmarrja ka qenë e ulët edhe krahasuar me protestat e mëparshme. Sipas tij, Berisha e ka cilësuar protestën si fitore vetëm sepse numri i militantëve u barazua me atë të policëve.
Beqiri tha se në protestë nuk kanë marrë pjesë mbështetës të vërtetë të Partisë Demokratike, por individë që, sipas tij, nuk përfaqësojnë interesat e Shqipërisë. Ai e cilësoi protestën si të organizuar me pagesa, duke pretenduar se janë shpenzuar rreth 1 milion euro.
“Berisha ka tentuar të bëjë thirrje shqiptarëve që të dalin në protestë dhe e kemi parë edhe në foltore sesa i janë bashkangjitur. Ai sot e konsideroi një fitore të madhe, sepse krahasuar me të gjitha protestat ishte fitore, pasi u barazua numri i militantëve me policët.
Me të vërtetë, atij i janë bashkangjitur ata që nuk janë Partia Demokratike e Shqipërisë, por ata që i bashkangjiten, që nuk janë shqiptarë, ata që bëjnë politikën e serbëve.
Këta njerëz tani po mundohen të mbajnë bandën e tyre kundër Shqipërisë dhe edhe kjo protestë është një protestë ku shumica e tyre janë mercenarë. Nuk mund të vish në pushtet duke paguar militantët; 1 milion euro u hodhën në protestën e sotme dhe ata që u hapet barku për popullin duhet të investonin aty ku ka nevojë. Ishte protesta e seksionit të PD-së në SPAK, ku u dha një material SPAK-ut dhe, për ta mbajtur gjallë, iu dha materiali.”