Fitojnë italianët e gjermanët/ Juventus e Napoli triumfojnë në ndeshjet e javës së pestë
Kishte përballje që priteshin me frikë.
E tillë ajo e Juventusit në Norvegji në fushën e Bodo Glimtit.
Italianët ishin nën presion të madh për shkak të gabimeve të shumta këtë sezon dhe sepse norvegjezët, si kombëtare e klube, kanë qenë “mace të zeza”, por këtë herë përfundoi mirë.
“Zonja e Vjetër” ia doli mes të ftohtit dhe borës në stadiumin e qytetit Bodo, ndonëse vendasit e kishin pastruar fushën a thua se luhej në Mesdhe.
Blomberg kaloi të zotët e shtëpisë në epërsi në 27’, ndonëse torinezët përmbysën me anë të Opendës dhe MekKenit.
Gjithsesi, u desh një gol në minutat shtesë nga sulmuesi David për të arritur fitoren, sepse Bodo barazoi në 87’, kur Fet shënoi me penallti.
Juvja ka pak më shumë shpresë për kualifikim në plej of, ndonëse sërish mbetet e vështirë me vetëm 6 pikë.
Napoli po ashtu nuk pritet ta ketë të lehtë, edhe pse fitoi edhe ai.
Kampionia e Italisë mundi Karabagun azer 2-0, ndonëse u desh të priste një orë.
Heroi skocez Mektominai shënoi në 62’ dhe pastaj erdhi autogoli I miqve nga Jankovic.
Skuadra e trajneri Konte ka 7 pikë.
Shumë mirë edhe gjermanët, që janë në pozita më të forta.
Dortmundi është në vendet e para me 10 pikë, pas fitores 4-0 ndaj Vijarrealit.
Nuk është e lehtë të mundet një skuadër spanjolle, por përpara “Murit të Verdhë” triumfi ishte I jashtëzakonshëm falë golave nga Girasi dy herë, Adejemi dhe Svenson.
Epërsia gjermane ishte totale me gjuajtjet në portë 8-1.
Po Leverkusen a pritej të fitonte në stadiumin “Etihad”?
Ndoshta jo, por trajneri I Mançester Sitit ia dha këtë mundësi duke hedhur në fushë ekipin e dytë.
Vetëm lojtarë si Reijnders apo Stouns, shto edhe talentin Marmush, ishin yje të njohur, dhe ish-kampionia e Gjermanisë I ndëshkoi vendasit me golat e shënuar prej Grimaldos dhe çekut Patrik Shik, nga një në çdo pjesë loje.
Mançester Siti rrezikon sado pak pozitat me 10 pikë, ndërsa Leverkusen ka tani 8 pikë.