Rama në Kuvend: Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH
schedule11:16 – 19 Nëntor, 2025
Kryeminsitri Edi Rama rikonfirmoi se biznesi i vogël do ketë zero tatim fitim deri në vitin 2029.
Në fjalën e tij në Kuvend, për projektbuxhetin 2026, Rama shtoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH
“Varfëria ulet, papunësia ulet, është më shumë sesa dyfishi që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe këtij mandati. Jemi sot në një tjetër vit, me tjetër buxhet, por mbetemi të palëvizsshëm, se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi. Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, në mbështetje të biznesit të vogël”, theksoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

