Oklahoma “ngec” ndaj Spurs, humbasin edhe Lakers, Denver e Miami, fitojnë Detroit dhe Chicago
24 Dhjetor 2025
8:24
Telesport
Skuadra kampione e Oklahoma pësoi sot humbjen e katërt sezonale. Thunder u mundën 130-110 nga San Antonio. Shai realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Spurs dyshja Johnson-Castle realizoi 49 pikë.
Fitore në sekondat e fundit për Dallas, që mundi 131-130 Denver në një sfidë spektakolare. Flagg me 33 pikë e Davis me 31 pikë u dalluan për teksanët. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 126-123 Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Josh Giddey me një “triple double”.
Lakers turpërohen në Phoenix, që fitoi 132-108. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Brooks me 25 pikë më i miri). Surprizon Toronto, që falë 27 pikëve të Barnes mundi 112-91 Miami jashtë fushe.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Washington, 126-109
Philadelphia – Brooklyn, 106-114
Atlanta – Chicago, 123-126
Cleveland – New Orleans, 141-118
Indiana – Milwaukee, 94-111
Miami – Toronto, 91-112
Dallas – Denver, 131-130
Minnesota – New York, 115-104
San Antonio – Oklahoma, 130-110
Phoenix – Lakers, 132-108
Utah Jazz – Memphis, 128-137
Portland – Orlando, 106-110
Sacramento – Detroit, 127-136
Clippers – Houston, 1287-108