“Çështja e tunelit të Llogarasë, s’kam asnjë koment”, Balluku nga Kuvendi: Mbështesim reformën dhe kur prekemi personalisht
schedule13:17 – 19 Nëntor, 2025
Prej disa orësh, Kuvendi nisi punimet për projektbuxhetin e vitit 2026.
Zëvendës kryeministrja Balluku në krye të fjalimit të saj, komentoi akuzat e shumta ndaj çështjes së tunelit të Llogarasë, ku SPAK e thërriti si person në dijeni për garën e tenderave.
Balluku tha se reforma në drejtësi është produkt i PS dhe se e mbështet atë edhe kur preket personalisht. Balluku tha se nuk ka asnjë koment për çështjen në hetim dhe se nuk do të prononcohet derisa e vërteta të dalë.
” Më duhet të them disa fjalë jo për baltën dhe aludimet, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna. Nuk do dëgjoni nga unë akuza për drejtësinë e re dhe kur prekem personalisht.
Besoj thellësisht që kjo drejtësi e re produkt i PS dhe Ramës, dhe është duke kryer misionin nga i cili u reformua me pikat e dobëta dhe të forta.
Nuk do më dëgjoni të merrem me prokurorë dhe gjyqtar, nuk do prononcohem për çështjen pasi kanë rrugën e tyre dhe do e ndjek derisa e vërteta të marr formën e vet. Ne mbështesim reformën edhe kur prekemi personalisht. PS është një formacion politik serioz i vetmi në republikë ku fjala e secilit degjohet dhe ka peshë. Ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment.” / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

