Lebron James, “legjenda” e NBA/ Tjetër rekord historik, luan sezonin e 23 në basketbollin amerikan
schedule12:52 – 19 Nëntor, 2025
Pritja ishte më e gjatë nga sa ishte parashikuar. Por asaj I eridhi fundi dhe më në fund, Lebron Xhejms u kthye në parket për të vendosur një tjetër rekord, që e kthen atë në një legjendë të NBA.
I detyruar të humbiste 14 ndeshjet e para të sezonit të ri me Lakers për shkak të një dëmtimi të nervit shiatik, ylli i basketbollit amerikan bëri debutimin e tij në fitoren 140-126 në shtëpi ndaj Utah Jazz, duke shënuar edicionin e tij të 23-të në NBA.
Një moment historik që askush në historinë e basketbollit amerikan nuk e kishte arritur ndonjëherë.
Kthimi në parket i “Mbretit” ishte menjëherë pozitiv. James përfundoi ndeshjen me 11 pikë, 12 asistime, 3 ribaunde dhe një vjedhje topi në më pak se 30 minuta. Ato 11 pikë, përveç kontributit në fitoren e Lakers, i lejuan atij të zgjeronte serinë e ndeshjeve të me dy shifra dopjo në 1,293, një seri që filloi më 6 janar 2007.
Rekordi i Lebron nuk e zbehu aspak rolin e protagonistit që Luka Donçiç e ka marrë në këtë sezon.
Ylli slloven bëri një tjetër paraqitje të madhe në fitoren kundër Jutah, të sigluar me dy shifra dopjo.
Donçiç ishte shënuesi më i mirë I ndeshjes me 37 pikë, ndrësa dha 1o asist për shokët e skuadrës dhe kapi 5 topa në tabelë.
Me këtë fitores, Los Angeles Lakers, mbajnë vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit me 11 fitore dhe 4 humbje në këtë sezon të rregullt të NBA.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!