Netanyahu: Dekadën e ardhshme, Izraeli do të shpenzojë 110 mld dollarë për një industri të pavarur armësh
Izraeli do të shpenzojë 110 miliardë dollarë për të zhvilluar një industri të pavarur armësh, duke synuar zvogëlimin e varësisë nga vendet e tjera.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të përpiqen që të sigurojnë furnizimet e nevojshme për t’u pajisur në mënyrë të pavarur.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë furnizimet e nevojshme, ndërsa do të pajisemi në mënyrë të pavarur. Nuk e di nëse një vend mund të bëhet plotësisht i pavarur, por ne do të përpiqemi të sigurohemi që armët tona të prodhohen sa më shumë të jetë e mundur në Izrael. Qëllimi ynë është të krijojmë një industri të pavarur armësh për shtetin e izraelit”, u shpreh ai.
© BalkanWeb