VIDEO/ U përjashtua pas debatit me Ballukun, Balla i shkon te vendi Shehajt dhe… Ja opozitarët që nuk ikën nga salla
Pas momenteve të tensioneve në Kuvend, gjatë kohës kur në foltore nis të fliste zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, dhe pas përjashtimit të Agron Shehajt, seanca u ndërpre për 5 minuta.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi dhe ndërprerjen e seancës, ka shkuar pranë Shehajt, ku shfaqet duke biseduar me të.
Kujtojmë se në së shenjë proteste gjatë kohës që Balluku nisi të fliste, deputetetë opozitarë u larguan nga salla përveç disave, me pretendimin se ‘nuk mund të dëgjonin një të korruptuar’. Në sallë ishte vetëm kreu i ‘Mundësia’, Agron Shehaj, Tedi Blushi dhe Erlad Kapri, Brunilda Haxhiu e PL, Ana Dajko dhe Artan Luku.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
