Transportonte kanabis për ta shitur/ Vlorë, vihet në pranga 22-vjeçari
schedule14:14 – 19 Nëntor, 2025
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Endline”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
* E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, i cili drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”, të fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!