“Piruetat e Berishës morën fund”/ Analisti Leka: 21 janari, prova më e vështirë për SPAK
schedule13:45 – 19 Nëntor, 2025
Analisti Martin Leka thotë se piruetat e Sali Berishës morë fund dhe ai u paraqit në SPAK për të dëshmuar për 21 janarin.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se 21 janari është prova më e vështirë për SPAK.
“Ua la fajin drejtuesve të Gardës, apo ish ministrit të Brendshëm. Nuk e dimë cilat kanë qenë pyetjet për zotin Berisha dhe përgjgjiet e tij. Çështja e 21 janarit ka filluar. Le të shpresojmë që në fund, SPAK do kalojë provën më të vështirë të saj. Pra, jemi në një provë, nuk është provë për të dënuar patjetër dikë, por për të dhënë drejtësi. Duhet t’i vijë fundi 21 janarit. Të jenë të qetë familjarët e viktimave, të plagosurit, dhe për ata që demokracia është e shenjtë. Unë mendoj se jemi në rrugë, do shohim më tej se çfarë ka ndodhur. Berisha, që në atë kohë ka ndryshuar qëndrim për atë grasje, nga ana tjetër, nuk ka lejuar të dorëzohen oficerët e Gardës së Republikës, ndërkohë i tha kryeprokurores së përgjithshme, si lavire bulevardi, Berishën e mundojnë shumë gjëra për 21 janarin. Nuk është i qetë. Do të presim se çfarë do të ndodhë me hetimet e mëtejshme. Në aspektin politik, Berisha është i dënuar. Shqiptarët e dinë që ka qenë kryeministër, në derën e së cilit u masakruan njerëz, që duheshin mbrojtur nga shteti.”, theksoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!