“Jemi më pranë BE-së se kurrë”, Ibrahimaj: Shqipëria është rritur, ekonomia jonë u konsolidua
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka mbajtur fjalën e saj në Parlament, ku theksoi se arsyeja pse Partia Socialiste fiton zgjedhjet lidhet me faktin se “thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, duke shtuar se shqiptarët e kanë vërtetuar këtë ndër vite.
Ibrahimaj rikujtoi premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve të këtij viti, duke nënvizuar se progresi në anëtarësimin në Bashkimin Europian, rritja e pensioneve dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve kanë qenë angazhime të përmbushura, të cilat, sipas saj, përbëjnë shtyllat kryesore të buxhetit të prezantuar nga qeveria.
Ministrja e cilësoi këtë javë si një moment historik në marrëdhënien e Shqipërisë me BE-në, duke theksuar se komisionerja Marta Kos e ka përshkruar progresin e vendit si “mbresëlënës”.
Sipas Ibrahimajt, Shqipëria sot është “më pranë se kurrë BE-së”, ndërsa theksoi se të ardhurat janë shtuar, paga mesatare ka arritur në 850 euro, ekonomia është konsoliduar dhe mirëqenia vijon të rritet.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb