Rayan Cherki fantastik, City merr një fitore të artë ën transfertën delikate. Presioni kalon mbi Arsenalin tani (video)
27 Dhjetor 2025
16:00
Telesport
Manchester City e ka mbyllur me fitoren vitin 2026. “Qytetarët” kanë fituar 1-2 në transfertën delikate ndaj Nottingham Forest, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.
Pjesa e parë ishte disi e vakët dhe mungoi goli, ndërsa pjesa e dytë ishte vërtet fantastike. Të besuarit e Pep Guardiolës e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Tijjani Reijnders në minutën e 47-të, pas një aksioni fantastik dhe asistit të Rayan Cherki.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me një kundërsulm të shpejtë, Igor Jesus asiston, Hutchinson dërgon topin në rrjetë. Goli i fitores për “Qytetarët” do të vinte në minutën e 83-të, ku pas një goditje këndi, Josko Gvardiol ul topin me kokë, Rayan Cherki e dërgon në rrjetë me një goditje të bukur.
Man. City fiton 1-2 dhe aktualisht mban vendin e parë me një pikë më shumë se Arsenal, londinezët luajnë pas pak ndaj Brighton.