Po diskutohet pr zgjedhje t parakohshme, Erald Kapri: Nse Kushtetuesja rikthen n detyr Ballukun, krijon precedent dhe ndikon tek drejtsia
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, gjatë një interviste në studion e News24 me moderatoren Ina Qirjo, e ka cilësuar skandal ndërhyrjen e kryeministrit Rama në Kushtetuese për të mbrojtur numrin 2 të qeverisë, zv/kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Sipas deputetit Kapri, situata në të cilën ndodhet qeveria sot është e vështirë dhe në tryeza po diskutohet ndryshim të qeverisë ose zgjedhje të parakohshme.
“Edhe kur kapen me presh në duar, këta nuk largohen. Nuk ka shpëtim politik më për zonjën Balluku, por ajo që kërkojmë është respektimi për një moral politik.
Kemi një tentativë politike e ligjore që Balluku të mos ikë nga pushteti. Standardi evropian është që të lësh mandatin e të përballesh me drejtësinë si qytetare e zhveshur nga pushteti.
Ne e kemi thënë se pa shkuar te Rama nuk mund të ketë drejtësi.
Kjo qeveri është në vështirësi, ka diskutime të nëndheshme që mund të kërkohet ndryshim i qeverisë apo dhe zgjedhje të përkohshme”, tha deputeti Erald Kapri.
Sipas tij, nëse Kushtetuesja merr vendim që Balluku të mos pezullohet, krijon precedentin që një zv/kryeministre e akuzuar për korrupsion nuk përballet me drejtësinë.
Erald Kapri: Dy gjëra, nga ana politike skandal, nga ana ligjore qesharake. Qëkur Balluku u mor e pandehur duhet të shkarkohej. Dhe derisa ajo se beri duhet ta bënte Rama. Tentativa për Kushtetuesen që mendoj do dalë nul, është jo vetëm qesharake.
Përse u krijua SPAK? S’ka asnjë tentativë për grusht shteti. Ne nuk jemi republikë prokurorësh por prokurimesh. Të parët që do të reagonin do të ishin ndërkombëtarët të cilët i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë përgëzuar Dumanin.
Kemi një tentativë politike e ligjore që Balluku të mos ikë nga pushteti. Standardi evropian është që të lësh mandatin e të përballesh me drejtësinë si qytetare e zhveshur nga pushteti.
Të marrësh një mandat nga njerëzit që votohesh, nuk e merr për të vjedhur. Nëse kapet nga prokuroria, ajo ka kompetencë ta pezullojë dhe kryeministrin nga detyra. Dhe më pas e zgjedh parlamenti kryeministrin e ri.
Ku ka ndodhur në këtë vend që numri 2 i qeverisë të shkojë para drejtësisë, kjo duhet përgëzuar.
Pse e sulmon dhe PD SPAK? Por ata kanë dhe cështjet e tyre. Shumë akuza ndaj SPAK e lidhnin atë me Ramën, por mendoni se ai do të donte Veliajn dhe Ballukun në burg.
Edhe kur kapen me presh në duar, këta nuk largohen. Nuk ka shpëtim politik më për zonjën Balluku, por ajo që kërkojmë është respektimi për një moral politik, ka humbur besimin.
Pa shkuar te Rama nuk mund të ketë drejtësi. Rama do e mbrojë bashkëpunëtoren e vet.
Kjo qeveri është në vështirësi, ka diskutime të nëndheshme që mund të kërkohet ndryshim i qeverisë apo dhe zgjedhje të përkohshme.
Cfarë u thotë partnerëve ndërkombëtarë kur e pyesin për luftën ndaj korrupsionit? Por Dumani ka deklaruar se qeveria nuk ka denoncuar asnjë rast të vetëm korrupsioni edhe pse ka drejtori dhe punonjës që të zbulojnë raste korrupsioni.
Shumë vendimarrje të Kushtetueses lënë për të dëshiruar, ajo duhet të tregojë veten në rolin që ka. Dhe kur ka marrë vendimarrje për cështje të njëjta, vendimet kanë qenë të kundërta, dhe duhet të kthehet në shinat e vet pasi dëmi që mund të bëjë është i jashtëzakonshëm.
Nëse merr vendim që Balluku të mos pezullohet, krijon precedentin që një zv/kryeministre e akuzuar për korrupsion nuk përballet me drejtësinë. Precendenti që krijon që cdo ministër nesër, stepet drejtësia.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb