VIDEO/ Katastrof n rrokaqiejt e Hong Kongut, 13 persona humbin jetn pr shkak t nj zjarri masiv
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një zjarri i madh shpërtheu ditën e sotme në një kompleks rrokaqiejsh në Hong Kong.
Zjarri, i cili u përhap me shpejtësi në ndërtesa deri në 31 kate, mbuloi zonën me tym të dendur gri, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit punuan pa ndërprerje për orë të tëra, nën sytë e banorëve të tronditur që shikonin skenat e shkatërrimit total.
Sipas autoriteteve lokale, disa persona mbetën të bllokuar brenda ndërtesave të përfshira nga flakët në zonën Tai Po, ndërsa policia konfirmoi se dy prej tyre u dërguan në spital në gjendje kritike me djegie të rënda.
Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, dhe rrugët përreth kompleksit u bllokuan.
Pamjet dhe videot nga zona treguan përpjekjet dramatike të më shumë se 700 zjarrfikësve, të cilët përdorën automjete me vinça dhe shkallë të gjata për të arritur në katet më të larta dhe për të hedhur ujë mbi flakët.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb