Edon Zhegrova, fjalë mjalti për trajnerin Luciano Spalletti!
28 Dhjetor 2025
12:03
Telesport
Edon Zhegrova u aktivizua nlnë minutën e 60-të te ndeshjes Pisa-Juventus (0-2) dhe për 30 minuta lojë ai ishte mjaft aktiv.
Pas ndeshjes, ai ka analizuar momentin e skuadrës, duke vënë theksin te uniteti i grupit, roli i tij personal dhe puna taktike nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.
“Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë grupi ka qenë i bashkuar. Dua t’i vë në dispozicion të ekipit cilësitë e mia. Pashë një Juventus kompakt gjatë gjithë ndeshjes”.
“Spalletti? Po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse kjo më është kërkuar edhe te klubet e mia të mëparshme dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat”.
“Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, nuk kam luajtur shumë, por tani po jap kontributin tim”.