Kosova voton/ Albinot Maloku: Rezultati i zgjedhjeve ka shumë rëndësi për t’i ofruar vendit perspektivë në të ardhmen. T’i jepet fund ngërçit politik
Politologu Albinot Maloku në një intervistë në “News24”, foli për zhvillimet politike në Kosovë dhe procesin e votimeve.
I ndalur te zgjedhjet, Albinot Maloku tha se janë shumë rëndësishme, pasi qytetarët e Kosovës u përballën me një kriza institucionale prej muajsh.
Gjatë kësaj interviste ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk pati guximin të ecë përpara.
Pjesëmarrja e qytetarëve ka peshën e vet. Thelbësor tani do të jetë rezultati i subjekteve të politike dhe pozicioni për të parë se si do të vijojë. Të mos përsëritet ajo që përjetojë qytetari I republikës së Kosovës, si pasojë e një egocentrizmi të tmerrshëm. Mendoj që rezultati është prioritar sa i përket rëndësisë së peshës së zgjedhjeve. Në kushte normale, në traditën tonë politike subjekti I parë që ka dalë pas zgjedhjeve, ka pasur një përqasje shumë më të maturuar, por 9 shkurti nuk e nxori këtë. Dhe u krijua kjo distanca mes të tjerëve, flasim për ish-opozitës, dhe mungoi koalicioni me LVV që ishte e domosdoshme dhe kjo krijoi krizën institucionale. Pasojat e këtyre veprimeve ende do të vrehen. Dhe jam i mendimit që VV nuk pati kurajën për të ecur përpara. Shkurti I vitit 2025 nxori atë që ‘nuk kishin racionalitetin’ që i duhej Kosovës. Kjo nuk u arrit dhe ja ku jemi sot, në këtë situatë”, tha ai.
Më tej politologu Maloku tha se figura politike e Albin Kurtit në momente të ndryshme ka përfaqësuar shumëçka.
“Në shpjegimet krejtësisht politologjike, figura e tij politike ka pjesën e vet që I duhet njohur merita për situate të ndryshme. Por në gjendjen aktuale një figurë e tillë politikë nuk po arrin të shtyjë përpara, pozicionin e Republikës së Kosovës. Figura politike, ndërtimi I tij politik konsideroj që nuk është duke i ofruar Kosovës atë që do të duhej. Por për rrethanat në të cilat ndodhet Republike e Kosovës, është ndër të vetmet figura që ka ndryshuar shumë… “BE ka pasur raport dyfytyrësie në momente të caktuara. SHBA-të kanë pasur një trajektore, një qëndrim. Ka pasur situata ku e kemi ndjerë vetën nën presion. Por kjo sjellja e BE ka qenë një prej mozaikut të faktorëve të ndryshimeve në 2021. Për veprime të caktuara sic ishte tentimi për të mbajtur zgjedhjet e Serbisë në Kosovë…Sot sërish nuk shohim BE që të reagojë, ne kemi marrë masa në pjesën veriore të vendit. Janë vendosur masa që I kushtuan Kosovës, si në aspektin ekonomik”, tha ai.
© BalkanWeb