Xhaka shkëlqen dhe jep asist, por Sunderland nuk merr dot më shumë se 1 pikë ndaj Leeds (video)
28 Dhjetor 2025
16:57
Telesport
Sunderland e ka mbyllur vitin me barazim në Premier League. Në “Stadium of Light”, Sunderland barazoi 1-1 ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar në minutën e 28-të nga Simon Adingra, aps një asisti të mrekullueshëm të kapitenit Granit Xhaka. Ky është asisti i pestë këtë sezon për mesfushorin me origjinë shqiptare, i cili ka shënaur edhe një gol.
Leeds barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë aps një aksioni model dhe finalizimit të Dominic Calvert-Lewin, i cili gjeti golin pas asistit të Brenden Aaronson.
Me golin e shënuar sot, Dominic Calvert-Lewin bëhet lojtari i parë në historinë e Leeds United që shënon në 6 ndeshje radhazi në Premier League. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, ndeshja mbyllet 1-1. Sunderland e mbyll vitin në vendine 7-të në Premier League me 28 pikë, ndërsa Leeds në vendin e 16-të me 20 pikë.