Allegri me letër në dorë, zbulon edhe sa pikë i duhen Milanit për të fituar titullin kampion
28 Dhjetor 2025
16:11
Telesport
Milan e mbylli vitin 2025 me fitore në Serie A, duke mposhtur 3-0 Veronën në “San Siro”, e vlefshme për javën e 17-të. në përfundim të ndeshjes, Max Allegri pranoi se nuk ishte i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në pjesën e parë, por admiroi përmirësimin e tyre në pjesën e dytë, dhe ishte veçanërisht i kënaqur për Nkunkun, i cili shënoi dy golat e parë me kuqezinjtë.
“Ne ishim paksa konservatorë në pjesën e parë, bëmë më mirë në të dytën, por duhet ta kishim menaxhuar topin më mirë, pasi ishim 3-0. Nkunku është një djalë i mirë që dëshiron të bëjë mirë. Ai e theu ritmin sot dhe pastaj pas penalltisë, shënoi një gol që ishte në ADN-në e tij. Mendoj se ai mund të vazhdojë dhe të përmirësohet si të gjithë të tjerët”, tha Allegri.
Ndër të tjera, trajneri i Milanit foli edhe për titullin, ku sipas tij ekipit fitues i duhen 82-84 pikë. “Për momentin, duket se Scudetto do të fitohet me diku midis 82 dhe 84 pikëve. Mund të bëhet 86 nëse një ekip ka një ecuri shumë të mirë”, shtoi Allegri.