“Globe Soccer Awards”, nga nderimi për Diogo Jota dhe vlerësimet për Yamal e Ronaldo. Ja disa nga fituesit e këtij viti
28 Dhjetor 2025
18:24
Telesport
Për të 16-in vit radhazi, mbahet në fund të dhjetorit, ceremonia e “Globe Soccer Awards”, ku zgjidhen më të mirët e vitit të fundit si dhe jepen çmime të ndryshme karriere. Ceremonia zhvillohet në Dubai.
Momenti më prekës ishte nderimi i Diogo Jota me ‘Çmimin Special’ në Globe Soccer Awards 2025. Prindërit e tij u ngjitën në skenë për të tërhequr çmimin, ku nuk munguan lotët dhe duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.
Disa nga çmimet e dhëna deri tani:
- Desire Doue fiton çmimin ‘Lojtari në Zhvillim’
- Hidetoshi Nakata fiton ‘Çmimin e Karrierës’
- Vitinha fiton çmimin ‘Mesfushori më i mirë’
- Lamine Yamal fiton çmimin ‘Sulmuesi më i Mirë’
- Andrés Iniesta fiton ‘Çmimin e Karrierës’
- Paul Pogba fiton çmimin ‘Rikthimi i Vitit’
- Nasser Al-Khelaifi fiton çmimin ‘Presidenti më i Mirë’
- Cristiano Ronaldo fiton çmimin ‘Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme’
- Lamine Yamal fiton edhe ‘Çmimin Maradona’, për aftësitë dhe talentin në fushë